Nese deshironi te blini librin, e gjeni ketu. Transport ne te gjitha shtetet.

PËRKUFIZIME DHE KRITERE PËR PROJEKTIMIN E KRYQËZIMEVE RRUGORE

Një kryqëzim përcaktohet si një sipërfaqe e përgjithshme ku dy ose më shumë rrugë bashkohen ose kryqëzohen, duke përfshirë të gjitha pjesët e rrugës për lëvizjen e trafikut në të. Kryqëzimi më i zakonshëm është ndërprerja e dy rrugëve që formojnë kryqëzimin me katër degë. Rekomandohet që kryqëzimi të mos ketë më shume se katër degë.
Një kryqëzim është pjesë e rëndësishme e një rrugë, sepse në një farë mase efiçenca, siguria, shpejtësia, kostoja e shfrytëzimit të një rrugë, si dhe kapaciteti i saj varen nga mënyra e projektimit të kryqëzimeve. Çdo kryqëzim përfshin lëvizjen e trafikut të një ose më shumë rrugëve të përfshira në të dhe mund të ketë të bëjë edhe me kthim në 180 gradë të lëvizjes së mjeteve në një rrugë.

Objektiva dhe konsiderata të përgjithshme për projektim:

Objektivi kryesor i një kryqëzimi është të zgjidhë konfliktin e mundshëm nëpërmjet lëvizjes së mjeteve, biçikletave, këmbësorëve
Katër elementë bazë hyjnë në projektimin e kryqëzimeve:

Faktorët njerëzor ( ku përfshihen )

  • Edukata e drejtuesit të automjetit
  • Aftësia për të marrë vendime
  • Parashikimi i drejtuesit të automjetit
  • Vendimi dhe koha e reagimit – Përshtatja e lëvizjes
  • Edukata dhe mënyra e lëvizjes së këmbësorëve
  • Edukata dhe mënyra e lëvizjes së njerëzve me biçikleta

Konsiderata të trafikut ( ku përfshihen )

  • Kapaciteti i projektuar i kryqëzimit
  • Sasia e automjeteve që kalojnë tranzit
  • Përvoja në aksidente
  • Lëvizja e biçikletave – Koha e projektuar për lëvizjet
  • Madhësia dhe karakteristikat e automjeteve
  • Llojet e lëvizjeve (konvergjente, divergjente, rrjedhëse apo perpendikulare)
  • Shpejtësia e projektimit

Elementët fizikë ( ku përfshihen )

  • Karakteri i aktiviteteve kufitare të kryqëzimeve
  • Profili gjatësor në kryqëzim
  • Distanca e fushës së shikimit
  • Këndi i intersektimit
  • Sipërfaqja konfliktuale
  • Korsitë me shpejtësi të ndryshme – Parametrat gjeometrikë
  • Mjetet e kontrollit të trafikut
  • Paisjet e ndriçimit
  • Karakteristikat e sigurisë
  • Trafiku i biçikletave
  • Faktorët ambiental

Faktorët ekonomikë

  • Kostoja e shfrytëzimit
  • Kostoja e ndërtimit
  • Konsumi i energjisë

Në vijim janë dhënë përkufizime të rëndësishme nga normat e reja:

Kryqëzimi në nivel:
Zonë e përbashkët për më shumë rrugë, e organizuar në mënyrë që të lejojë zgjidhjen e flukseve të trafikut nga njëra rrugë në tjetrën. Janë të ndarë në kryqëzimet lineare dhe rrethrrotullime, dhe janë karakterizuar nga fakti se rrugët bashkohen në një plan

Kryqëzimi me nivele të ndarë (në disnivel):
Në të cilën ka ndarje në altimetri ndërmjet rrjedhave aktuale të trafikut. Përfshin një grup të infrastrukturës ( mbikalime, nënkalime , rampa , korsi të specializuara, etj.) që lejojnë lëvizjen e automjeteve midis degëve të vendosura në nivele të ndryshme .

Kryqëzim (Modern ):
Kryqëzime në nivele të zhvendosur për secilën korsi në të cilën automjetet nuk kryqëzohen midis tyre , ruajnë të njëjtën shpejtësi me atë të rrugës. Këto lloj kryqëzimesh kanë kosto të lartë, dhe kërkojnë sipërfaqe toke të madhe në krahasim me kryqëzimet e tjera.


Standartet e reja ofrojnë udhëzime për vendndodhjen e duhur të kryqëzimeve , të cilat mund të përmblidhen si më poshtë :

  1. Kryqëzimet duhet të bëhen mundësisht në rrugë të drejtë, mund të ndërtohen dhe në kurbë, por duke respektuar distancat e vijës së lirë të shikimit
  2. Në kryqëzimet në nivel, këndi midis akseve të rrugës nuk duhet të jetë më pak se 70°
  3. Ne kryqezim përgjatë zonave për manovrat e hyrjes dhe daljes nuk lejohet realizimi i hyrjeve të rrugicave, zonave të parkimit, etj;
  4. Kryqëzime mund të realizohen dhe në viadukt ose tunel, por duke përjashtuar zonat e hyrjeve dhe daljeve të tuneleve.

Manovrat elementare

Manovrat elementare që mund të kryhen në një kryqëzim rrugor janë të paraqitura në Tabelë.

Manovrat janë:

Kalimi në kryqëzim, devijim(ose dalje)në të majtë apo të djathtë, hyrje në të majtë apo të djathtë, pikë kthimi dhe shkembimi Dalja dhe hyrja në të majtë,nuk janë të lejuara në rrugët e tipit A, B, D; Janë të lejuara në rampat e kryqëzimit, rrugët e shërbimit dhe në rrugët e tipit C, E dhe F.

Në lidhje me llojet e ndryshme të manovrave, identifikohen lloje të ndryshme të “pikave të konfliktit” midis trajektoreve, të përcaktuara si më poshtë:

  • Pika konflikti të kryqëzimit ose të kalimit,
  • Pikat e konfliktit të daljes;
  • Pikat e konfliktit të hyrjes.
TIPI I MANOVRËS PËRSHKRIMI
a) KALIMI NË KRYQËZIM Të dy rrymat e mjeteve kryqëzohen reciprokisht
b) DALJE Një mjet ngadalësohet dhe del nga korsia ku bën pjesë dhe kthehet djathtas (majtas)
c) HYRJE Një mjet futet në rrymën e mjeteve duke hyrë nga e djathta (e majta)
d) KTHIM I VETËM Manovër klasike e karakterizuar nga kurbaturë pak a shumë e ndjeshme
e) SHKËMBIM Manovër e karakterizuar nga mbivendosja e dy ose më shumë rrymave të  trafiku për një interval të caktuar rugë

Klasifikimi tipologjik i kryqëzimeve

Matrica e mundshme e kryqëzimit të rrugëve është dhënë sipas  seksioneve tërthore të rrugëve për  8 llojet e rrugës; 4 për ambiente suburbane, 4 për zonat urbane. Kështu mund të merren 8 x 8 nyjet e mundëshme  të ndërlidhjeve  në mes të rrugëve, të përfaqësuar në figure .

Matrica e mundesive te nyjeve te kryqezimeve
Dallohen nyje homogjene (mes rrugëve të të njëjtit lloj ) dhe nyje jo-homogjene (mes rrugëve të tipeve të ndryshme). Nyjet johomogjene midis rrugëve me nivel hierarkik shumë të ndryshëm nuk janë të lejuara.

Nuk lejohen pikat e konfliktit të kryqëzimeve në nyjet midis dy rrugëve me karrexhata të ndara : Lidhja duhet të zgjidhet me një kryqëzim (nyje tipi 1).

Nëse njëra prej rrugëve është me karrexhata të ndara dhe tjetra me karrexhatë të vetme, në këtë të fundit janë të lejuara manovrat në nivel, por kryqëzimi i rrymave kryesore është i rregulluar me nivele të zhvendosura, disnivel (nyje lloji 2).

Në qoftë se rrugët që kryqëzohen janë me karrexhatë të vetme, kryqëzimi mund të zgjidhet në të njëjtin nivel (nyje tipi 3).

Normat specifikojne zgjidhjet e propozuara në lidhje me kryqëzimet me katër degë dhe kryqëzimet me tre degë

Shënim: Kryqëzimet më komplekse duhet të shmangen. Vetëm në rastin e një rrethrrotullimi , në nyjen e kryqëzimit mund të bashkohen më shumë se 4 degë.

Nuk është e ndaluar për të bërë një kryqëzim në disnivel edhe kur është e mjaftueshme një kryqëzim në nivel. (Ne kete rast rritet niveli i sherbimit)

Shënime: Duke iu referuar rrugëve të tipit D, E , F urbane vlen si në vijim:

  • Kryqëzimi midis rrugëve urbane të shpejtësisë (D) (vetëm manovra si tipi 1 dhe 2)
  • Kryqëzimi midis rrugëve urbane të shpejtësisë (D) dhe rrugëve të lagjes (E) duhet të bëhet përmes një kryqëzimi me nivele të zhvendosura me manovra në nivel në rrugën sekondare (E)
  • Nuk lejohet ndërtimi i kryqëzimeve mes rrugëve urbane (D) dhe rrugëve lokale (F).
  • Kryqëzimet që përfshijnë rrugët e tipit (E) dhe (F) mund të behen në të njëjtin nivel.

Kujdes: Kryqëzimi i dy rrugëve me karrexhata të ndara ose mes një rruge me dopio karrexhatë dhe një rruge me korsi të vetme nuk mund të jetë asnjëherë në të njëjtin nivel. Kjo do të thotë se rrugët me karrexhata të dyfishta kurrë nuk mund të futen në rrethrrotullime në një nivel apo kryqëzimet e rregulluar me semaforë!

Kryqëzimet në nivel janë të ndarë në dy lloje :

  • Kryqëzimet lineare në nivel, nëse janë të realizueshme manovrat e kalimit në kryqëzim;
  • Kryqëzimet me rrethrrotullim

Në llojin e parë të kryqëzimit qarkullimi është rregulluar me disiplinë të përparësisë në të djathtë, në llojin e dytë me disiplinën e përparësisë në unazë.

Matrica e kryqezimeve ne funksion te rrugeve qe nderpriten (nivelet minimale)

Matrica e kryqezimeve ne funksion te rrugeve qe nderpriten (nivelet minimale)

Matrica e klasifikimit funksional te kryqezimeve urbane:nivelet minimale qe duhet te respektohen

Matrica e klasifikimit funksional te kryqezimeve urbane:nivelet minimale qe duhet te respektohen

Matrica e klasifikimit funksional të kryqëzimeve ekstraurbane: nivelet minimale që duhet të respektohen.

Matrica e klasifikimit funksional të kryqëzimeve ekstraurbane: nivelet minimale që duhet të respektohen.

Matrica e klasifikimit funksional për kryqëzimet urbane me ekstraurbane: nivelet minimale që duhet të respektohen.

Matrica e klasifikimit funksional për kryqëzimet urbane me ekstraurbane: nivelet minimale që duhet të respektohen.

Shkeputur nga Botimi : Projektimi i rrugeve dhe siguria rrugore, ISBN: 9789928114549

Nese deshironi te blini librin, e gjeni ketu. Transport ne te gjitha shtetet.