#1 : Dimensioni

Kanalizimet e ujrave te perdorur duhet te jene ne permasa te pranueshme te mundesojne rrjedhen e prurje se pikut plus nje sasi ujrsh te ardhura nga infiltrimet dhe infiltrimet ne puseta ne zona te ulta. Diametri i brendshem duhet te jet minimalisht 200mm.

#2 : Prurja llogaritese sipas Popullsis

Prurja llogaritese e gjeneruar nga popullsia llogaritet sipas formules:

Qpdw = G x P x PF/86,400

ku:

  • Qpdw  = prurja e pikut per kohe te thate (litra/sekond)
  • G = norma e sasise se ujrave te perdorur (litra/dite/person)
  • P =  popullsia e projektuar
  • PF =  faktori i pikut, ku P eshte popullsia, Formula me e perdorur eshte ajo e Herman PF=1+14/(4+P0.5)

#3 : Infiltrimi i pergjithshem i pranueshem

Nje pranueshmeri e pergjithshme eshte 0.28 litra/sekond/hektar per te lejuar hyrje te ujrave siperfaqsor gjate kohes se lagesht.
Inflow

#4 : Pranueshmeria per puseta ne zona te ulta

Per puseta qe gjenden ne zona te ulta qe jane subjekt permbytjesh, duhet te konsiderohet nje minimum infiltrimi prej 0.4 litra/sekond per cdo pusete.

#5 : Pjerresia Minimale

Te gjitha linjat e kanalizimeve duhet te projektohen me nje minimum pjerresie prej 0.4%. Ne zona ku ky minimum nuk eshte i mundur te respektohet rekomandohen pjerresit e meposhteme:

Dimensioni(mm) 200 250 300 375 450 >500
Pjerresia Minimale(%) 0.40 0.28 0.22 0.15 0.12 0.10

#6 : Shpejtesia

Shpejtesia e rrjedhes ne linjat e kanalizimeve duhet te mbahen nga 0.6 m/s deri 3.0 m/s.

#7 : Thellsia

Ne pergjithsi kanalizimet duhet te kene nje thellesi minimale per te mbledhur te gjitha shkarkimet nga bodrumet dhe te mos lejojne ngrirjen. Gjithashtu duhet konsideruar thellesia minimale e shtrimit te tubave qe varet nga materiali i tubit. Ne rast se keto thellesi nuk mund te sigurohen atehere duhen mar masa shtese per mbrojtjen e tubit.

#8 : Pusetat

Pusetat duhet te instalohen ne fund te cdo tubacioni, ne te gjitha nyjet, ku ndryshon dimensioni tubit, pjerresia apo drejtimi. Largesia me e madhe e lejuar ne puseta rekomandohet 100m per tuba deri 1200mm.

#9 : Materiali tubave

Tubat me te perdorur per kanalizmi ujrash te perdorur jane prej Betoni, Betoni te armuar, PVC (polyvinyl chloride) dhe HDPE te corruguar.