Sorry, this entry is only available in Albanian. For the sake of viewer convenience, the content is shown below in the alternative language. You may click the link to switch the active language.

Nese deshironi te blini librin, e gjeni ketu. Transport ne te gjitha shtetet.

PËRKUFIZIME DHE FUNKSIONE TË TIPEVE TË RRUGËVE DHE RRJETEVE RRUGORE URBANE

Përkufizime dhe funksione të tipeve të rrugëve dhe rrjeteve rrugore urbane

Rrugët urbane klasifikohen në tipet e mëposhtme kryesore:

Autostrada dhe rakordime autostradash (KLASA A): Bëjnë zgjidhjen e hyrjeve dhe daljeve nga qyteti, dhe janë kështu, në shërbim të trafikut të shkëmbimit të trafikut midis territorit urban dhe ekstraurban, dhe të trafikut tranzit në zonën urbane. Shpejtësia maksimale e arritur është 120 km/orë; aty ku është e nevojshme pranohet reduktimi i kësaj vlerë limite, duke parashikuar dhe sinjalistikën përkatëse.

Rrugë urbane me lëvizshmëri të lartë (KLASA D): Kanë funksion të garantojnë të ashtuquajturën lëvizjen e mjeteve që shkëmbehen  brenda rrjetit rrugor të qytetit, dhe përmbajnë një nivel të lartë shërbimi të lëvizjeve të distancave të mëdha brenda zonave urbane. Në këtë kategori bëjnë pjesë në veçanti rrugët urbane me shpejtësi të lartë 70 km/orë deri, maksimumi 80km/orë me devijim të limitit të përgjithësuar nga shpejtësia urbane, me sinjalistikën përkatëse.

Rrugë urbane në lagje (KLASA E): Zgjidhin funksionin e lidhjes midis sektorëve dhe lagjeve fqinje ose, për lagje me sipërfaqe me dimensione më të mëdha të lidhjes midis zonave ekstreme të një sektori mesatar ose lagje (lëvizje  me gjatësi më të vogël në lidhje me ato të rrugëve urbane D). Në këtë kategori bëjnë pjesë, në veçanti, rrugët e destinuara për t’i shërbyer vendbanimeve  kryesore urbane dhe të lagjeve (shërbime, objekte, etj). Shpejtësia maksimale e lejuar është 50-60 km/orë. Mund të kemi shpejtësi më të ulëta të shoqëruara me sinjalistikën e duhur.

Rrugët lokale (KLASA F): Kanë funksionin të garantojnë lëvizjen në zona të vogla banimi duke përfshirë çiklistët e këmbësorët dhe  lidhjet me hyrjet e ndërtesave si dhe funksionin e mbështetjes së pjesës fillestare dhe përfundimtare të levizjes së mjeteve ne lagje. Në këtë kategori bëjnë pjesë, në veçanti pedonalet dhe rrugët e parkimit, nuk pranohet qarkullimi i mjeteve të transportit publik, shpejtësia maksimale e lejuar është 50km/orë. Mund të kemi shpejtësi më të vogla, me sinjalistikën e duhur .

Perveç tipeve të rrugëve urbane të përshkruara më sipër, kemi dhe tipe rrugësh që kanë funksion të ndërmjetëm në funksion të tipeve kryesore të thëna më sipër :

Rrugë urbane me shpejtësi (të asimiluara në KLASËN A) me funksion të ndërmjetëm midis autostradave (tipi a) dhe rrugëve urbane me lëvizhmëri të madhe (tipi b);

Rrugë urbane ndërlagje (asimiluar nga KLASA D) me funksion të ndërmjetëm midis rrugëve urbane me lëvizshmëri (tipi b) dhe rrugëve urbane të lagjeve (tipi c);

Rrugë ndërzonale: (asimiluar në KLASËN E) me funksion të ndërmjetëm midis rrugëve urbane të lagjeve (tipi c) dhe rrugëve lokale (tipi d).

Përkufizohen ndër të tjera :

Rrugë shërbimi: Rrugë paralele me një rrugë kryesore (në ambjent urban ose autostradë, duke patur funksionin për të garantuar ndalimin e mjeteve pa interferuar në rrugën kryesore, për të rigrupuar hyrjet e pronave anësore në rrugën kryesore dhe anasjelltas, dhe për të garantuar lëvizjen dhe manovrat e mjeteve që nuk lejohen në rrugën kryesore.

Karakteristikat hierarkike e lidhjet funksionale të tipit të rrugëve urbane


STANDARTET NORMATIVE TË REFERIMIT:
Rrugët e klasifikuara si në paragrafin e mësipërm duhet të kenë këto karakteristika minimale:

AUTOSTRADA:

Rrugë Urbane me karrexhata të pavarura  të ndara nga trafik ndarës i pakalueshëm, secila me të pakten dy korsi lëvizjeje, me bankina të asfaltuara në të majtë të korsisë me korsi emergjence, bankinë të asfaltuar në të djathtë, e lirë nga kryqëzimet në nivel dhe nga hyrjet private, pajisur me sisteme asistente të përdoruesit përgjatë gjithë segmentit, rezervuar për qarkullimin por jo për të gjithë  kategoritë e mjeteve me motorr, karakterizuar nga sinjalistike e duhur nga fillimi në fund;

Për ndalimin duhet të parashikohen sipërfaqe të veçanta me hyrjet e duhura me korsi ngadalësimi dhe përshpejtimi.

Zona e respektimit është ≥ 20.00m.

RRUGË URBANE ME LËVIZSHMËRI: 

Rrugë me karrexhata të pavarura  të ndara me ndarës trafiku, secila me dy korsi lëvizjeje, dhe një korsi shtesë për mjetet publike, bankina të asfaltuara dhe trotuare; për ndalim janë parashikuar sipërfaqe ose zona anësore jashtë karrexhatës, me hyrje-dalje të koncentruara.

Zona e respektimit ≥15.00m.

RRUGË URBANE NË LAGJE:

 Rrugë me karrexhatë të vetme me një ose më shumë korsi  për sens lëvizjeje, bankina të asfaltuara dhe trotuare; për ndalim janë parashikuar sipërfaqe të pajisura me korsi manovrimi, jashtë karrexhatës

Zona e respektimit ≥12.00m.

RRUGË LOKALE: 

Rrugë urbane e sistemuar në mënyrë të duhur për qarkullimin  e njerëzve, biçikletave dhe mjeteve.

Zona e respektimit ≥5.00m.

Shënim: Në ditët e sotme  ka vlerësime të ndryshme po dhe jo në lidhje me vendosjen e trotuareve në autostradat urbane. Në kushtet  kur zhvillimet e shpejta të qyteteve të mëdha kanë futur brenda  sipërfaqes së tyre dhe autostradat urbane ku mundësia e zgjerimit të tyre me rrugë paralele të shoqëruara me trotuar është e vështirë, është dhënë një  zgjidhje kompromisi në dëm të lëvizjes së trafikut në favor të këmbësorëve dhe biçikletave. Në rastin e ndërtimit të trotuareve në anë të autostradave urbane janë të domosdoshme këto kritere:

  • Shpejtësia e projektimit të autostradave urbane të jetë e limituar mundësisht në kufijtë minimale të saj.
  • Në anë të autostradës në kufi me trotuarin të vendosen barriera sigurie.
  • Midis autostradës dhe trotuarit të ndërtohet një fasho (brez) gjelbërimi me këto kërkesa: Pemë të vazhdueshme në të gjithë gjatësinë me pemë me lartësi të alternuara si pemë të ulëta, të mesme dhe të larta.

Në këtë rast pemët do të realizonin: zvogëlimin e ndotjes akustike për banesat në anë të autostradës, do të zvogëlonin  shpërndarjen horizontale të gazrave të makinave  dhe do të pengonin verbimin e këmbësorëve apo çiklistëve që do të lëviznin në trotuar.

Ngelet e drejta e projektuesve të rrugëve, inxhinierëve të planifikimit urban,  urbanistëve  dhe arkitektëve, për të vlerësuar në se do të ndërtohet një autostradë me trotuar ose jo.

KARAKTERISTIKAT GJEOMETRIKE TË RRUGËS URBANE

SHEMBUJ SEKSIONESH TË RRUGËVE URBANE

TIPI A – AUTOSTRADË TIPI D – RRUGË URBANE
AMBIENT URBAN
KRYESORE : Vp min -90 km/orë, Vp max -120 km/orë;
RRUGË SHËRBIMESH : Vp min -50 km/orë, Vp max -60 km/orë
ME LËVIZSHMËRI : Vp min -70 km/orë, Vp max -80 km/orë
TIPI A – AUTOSTRADË TIPI A – AUTOSTRADË
TIPI E – RRUGË URBANE NE LAGJE TIPI F – RRUGË LOKALE ME AMBIENT URBAN
NË ZONAT TREGTARE GJERËSIA MINIMALE E TROTUAREVE ËSHTË 5.00M
Vp min -50 km/orë, Vp max -60 km/orë Vp min -25 km/orë, Vp max -60 km/orë
TIPI A – AUTOSTRADË TIPI A – AUTOSTRADË

Vëmendje: Në të gjitha seksionet tip për rrugët urbane është dhënë  dhe  zona e respektimit   e cila është trajtuar në kapitullin e parë  (e përsërisim) me këtë perkufizim:   Zona e respektimit:  Pjesë terreni jashtë kufirit të rrugës në të cilën ka kufizime në realizimin nga ana e pronarit të tokës si: ndërtimeve të ndryshme, mbjelljeve të pemëve të larta, gërmime, magazinim të materialeve, etj.

LLOJI I RRUGËS Shpejtësia minimale e projektit

(km/orë)

Pjerrësia minimale tërthore në kurbë (%) Rrezja planimetrike minimale

(m)

Rrezja altimetrike minimale (m) Pjerrësia gjatësore maksimale

(%)

konvekse konkave
Autostrada 90 7.0 340 3500 2500 6
Rrugë me lëvizshmëri 70 5. 170 2000 1200 6
Rrugë në lagje 50 3.5 80 1000 600 7
Rrugë lokale 25 3.5 20 300 200 10

Tabela 2.1 – Karakteristikat kryesore gjeometrike të rrugëve Urbane

Shkeputur nga Botimi : Projektimi i rrugeve dhe siguria rrugore, ISBN: 9789928114549

Nese deshironi te blini librin, e gjeni ketu. Transport ne te gjitha shtetet.