1 PJESA I: PROJEKTIMI I KRYQËZIMEVE RRUGORE (PËRKUFIZIME)

1.1 PËRKUFIZIME DHE KRITERE PËR PROJEKTIMIN E KRYQËZIMEVE RRUGORE

Një kryqëzim përcaktohet si një sipërfaqe e përgjithshme ku dy ose më shumë rrugë bashkohen ose kryqëzohen, duke përfshirë të gjitha pjesët e rrugës për lëvizjen e trafikut në të. Kryqëzimi më i zakonshëm është ndërprerja e dy rrugëve që formojnë kryqëzimin me katër degë. Rekomandohet që kryqëzimi të mos ketë më shume se katër degë.
Një kryqëzim është pjesë e rëndësishme e një rrugë, sepse në një farë mase efiçenca, siguria, shpejtësia, kostoja e shfrytëzimit të një rrugë, si dhe kapaciteti i saj varen nga mënyra e projektimit të kryqëzimeve. Çdo kryqëzim përfshin lëvizjen e trafikut të një ose më shumë rrugëve të përfshira në të dhe mund të ketë të bëjë edhe me kthim në 180 gradë të lëvizjes së mjeteve në një rrugë.
1.1.1 Objektiva dhe konsiderata të përgjithshme për projektim:

Objektivi kryesor i një kryqëzimi është të zgjidhë konfliktin e mundshëm nëpërmjet lëvizjes së mjeteve, biçikletave, këmbësorëve
Katër elementë bazë hyjnë në projektimin e kryqëzimeve:

Faktorët njerëzor ( ku përfshihen )

– Edukata e drejtuesit të automjetit
– Aftësia për të marrë vendime
– Parashikimi i drejtuesit të automjetit
– Vendimi dhe koha e reagimit – Përshtatja e lëvizjes
– Edukata dhe mënyra e lëvizjes së këmbësorëve
– Edukata dhe mënyra e lëvizjes së njerëzve me biçikleta

Konsiderata të trafikut ( ku përfshihen )

– Kapaciteti i projektuar i kryqëzimit
– Sasia e automjeteve që kalojnë tranzit
– Përvoja në aksidente
– Lëvizja e biçikletave – Koha e projektuar për lëvizjet
– Madhësia dhe karakteristikat e automjeteve
– Llojet e lëvizjeve (konvergjente, divergjente, rrjedhëse apo perpendikulare)
– Shpejtësia e projektimit
Elementët fizikë ( ku përfshihen )

– Karakteri i aktiviteteve kufitare të kryqëzimeve
– Profili gjatësor në kryqëzim
– Distanca e fushës së shikimit
– Këndi i intersektimit
– Sipërfaqja konfliktuale
– Korsitë me shpejtësi të ndryshme – Parametrat gjeometrikë
– Mjetet e kontrollit të trafikut
– Paisjet e ndriçimit
– Karakteristikat e sigurisë
– Trafiku i biçikletave
– Faktorët ambiental
Faktorët ekonomikë

• Kostoja e shfrytëzimit
• Kostoja e ndërtimit
• Konsumi i energjisë